Dalin pamjet e momentit te arrestimit te Gjergj Cukalit, 40-vjecarit, vene ne pranga si autori i dyshuar per ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, ne janar te ketij viti ne Tirane.
“Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari Arben Bilali”- njofton policia.
Sipas saj, bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar Gjergj Cukali 40 vjeç.