• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Historia e trishtë e 18-vjeçares që lyp për ilaçet e vogëlushit

by A R
20/03/2017 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxjerrja e fëmijëve nga situata e rrugës, duket si një sfidë që ende nuk i dihet se kur do të marrë zgjidhje përfundimtare.

Edhe pse heqja e të drejtës së prindërimit për prindërit abuzues është miratuar në Parlament sërish kryqëzimi i rrugës së Elbasanit, por jo vetëm, është plot me fëmijë.

Në disa raste janë të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre. Ky është rasti i Manjolës, e cila edhe pse e di që rrezikon t’i marrin fëmijën, sërish shprehet se nuk ka mundësi tjetër mbijetese.

‘’Çfarë të bëjmë, nga zori dalim. Ku do shkojmë neve?’’-është shprehur Manjola.

Manjola del kryqëzimin e rrugës së Elbasanit vetëm në fundjavë. Ajo shprehet se ka dalë të sigurojë medikamete për të voglin e saj 8 muajsh, pasi është sëmurë.

‘’Unë nuk dal shpesh se kam të voglin në shtëpi. Unë dal nga zori se e kam djalin e vogël të sëmurë, duhet t’i blej ilaçe, e kam me myk në gojë’’,-është shprehur Manjola.

Manjola ka 3 fëmijë dhe është vetëm 18 vjeç, një fëmijë që ka 3 fëmijë.

‘’Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Kam 4 vjeçe, 2 vjeçe dhe 8 muajsh’’, ka treguar Manjola.

Të ardhurat në një ditë, sipas Manjolës shkojnë 600, 700 lekë në ditë.

Sigurisht të pamjaftueshme për t’u kujdesur për tre të vegjëlit e saj, edhe pse bashkëshorti punon në mblejdhjen e kanaçeve.

‘’Afërsisht 6-7 mijë lekë. Janë shtuar shumë lypësat’’,-tha Manjola.

Manjola dëshiron të punojë në rrobaqepësi, por nga ana tjetër shprehet se duhet të kujdeset për fëmijët.

‘’Me thënë të drejtën kam fëmijët e vegjël edhe nuk mund të punoj. Rrobaqepëse kisha qef, por nuk mund t’i lë fëmijët vetëm’’,-është shprehur Manjola.

Sipas një raporti të publikuar nga agjencia shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve thuhet se janë identifikuar në gjithë vendin 401 fëmijë dhe është bërë e mundur largimi nga situata e rrugës dhe marrja në mbrojtje e 177 fëmijëve. /ReportTv/a.m.

Next Post
Prezantohej si zëvendësdrejtor i ALUIZNI-t dhe u merrte lekë qytetarëve, arrestohet mashtruesi

Prezantohej si zëvendësdrejtor i ALUIZNI-t dhe u merrte lekë qytetarëve, arrestohet mashtruesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In