Himara ka gjasa të ngelet pa Plan Rregullues, kur pothuajse të gjitha Bashkitë e tjera në Shqipëri e kanë përfunduar. Edhe pse ky Plan Rregullues u përgatit nga një Studio Greke e Arkitekturës nga ku u angazhuan edhe arkitektë të mirënjohur të vendit fqinj, OMONIA dhe strukturat e saj bashkë me elementë të Agimit të Artë e prishën qëllimisht sot mbledhjen e kërkuar nga ana e kryetarit të Bashkisë së Himarës, qëllimisht për aprovimin dhe ecjen përpara sipas Planit Rregullues të Himarës.
Arkitektët e ardhur nga Greqia dhe Tirana të dy studiove tashmë të afirmuara të Arkitekturës u dhunuan verbalisht për disa minuta nga ana e Fredi Belerit, që ishte edhe organizatori kryesor i kësaj vepre që ka karakter penal sepse ka dhunuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sërish. Dhe kjo nuk është hera e parë.
Në video eksklusive të TemA ju mund të shihni edhe disa elementë të njohur për publikun himariot si eksponent të oraganizatës famëkeqe “Agimi i Artë”.










