-
Balerin shqiptar Kledi kadiu vijon të korrë sukses në spektaklin italian “Amici” dhe si maestro në shkollat e baletit në mbarë Italinë. Pak kohë më parë, në përurimin e shkollës së re të Kledit në një nga zonat më të bukura të Italisë, Lago di Garda, ai kishte të ftuar nderi balerinën më të madhe klasike që ka njohur skena e baletit klasik në dekadat e fundit Carla Fracci.
Pas ceremonisë ajo nuk është përmbajtur të kërcejë si një vajze e re muzikën dance që u luajt në festën e organizuar. Në video ajo shihet duke u zbavitur dhe duke kërcyer plot energji me të ftuarit dhe me të zotin e shtëpisë Kledi Kadiun.
ma.me