• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Hapet spitali i parë veterinar, Rama: Një destinacion humanizmi

by A R
28/05/2025 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveçse shëndetit tonë, i rëndësishëm është dhe ai i katër putroshëve. Kryeministri Edi Rama, ndodhej për vizitë në spitalin e parë veterinar të hapur në vendin tonë.

Ai u shpreh se ky spital i ngritur posaçërisht për kafshët, është një destinacion humanizmi. Rëndësi të veçantë i kushtoi dhe arkitekturës së spitalit veterinar, duke e cilësuar në fjalë të tjera si një vizion të sipërmarrjes dhe optimizmit.

Falenderime pati dhe për sipërmarrësit e këtij spitali veterinar, teksa u shpreh se kjo qendër shëndetësore është krenari për vendin.

“Është një destinacion humanizmi dhe kujdesi shëndetësor. Është një destinacion pa diskutim arkitekture dhe në fund fare po jo nga rëndësia, është një destinacion sipërmarrjeje dhe optimizmi për jetën dhe për të ardhmen. Mund të bëhet një film i tërë për këtë sipërmarrje, për këta 4 djem që pata privilegjin t’i njoh vetëm pak më parë, por të cilëve u kam admiruar punën, ambicien edhe shijen që sigurisht është meritë e arkitektit, Davides, por patjetër arkitektët janë të mirë aq sa klientët e tyre dhe nëse klientët nuk janë të mirë, arkitektët sado të mirë të jenë e kanë të vështirë që të bëjnë gjëra të bukura dhe është shumë prekëse, është shumë emocionuese të shikosh të gjithë rrugëtimin e brendshëm dhe gjithë itinerarin e përkujdesjes për këto kafshë dhe patjetër është dhe krenari e madhe të mendosh që ky spital veterinar gjendet në Shqipëri.

Jam i bindur që kush e sheh në fotografi e ka të vështirë ta besojë qe gjendet në Shqipëri, por nga ana tjetër, jam po kaq i bindur që nuk është rastësisht në Shqipëri dhe rastësisht në Tiranë ky spital veterinar që çunat më thanë është më i madhi në Ballkan, po unë besoj që duhet të jetë ndër më të bukurit në botë për këtë shërbim. Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse t’i përgëzoj, t’ju përgëzoj të gjithëve dhe të gjithave ju; t’ju falënderoj për shembullin frymëzues për të gjithë ata që nëse duan arsye për të besuar tek Shqipëria, nëse duan arsye për të besuar tek vetja, nëse duan arsye për të besuar tek e nesërmja, këtu mund të gjejnë të gjitha arsyet dhe në fund duhet të shpreh mirënjohjen edhe për kontributin që shkon shumë përtej kafshëve, qenve, maceve dhe të familjarëve të tyre i quani ju më duket, që është një kontribut për shoqërinë, është një kontribut për qytetin, kryeqytetin, është një kontribut për brezat që vijnë pa diskutim. Shumë faleminderit!”, tha Rama.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Vetëm 41.4% e 1.86 milionë femrave në listat zgjedhore votuan…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

E rëndë në Tiranë: Arrestohet 48-vjeçari i huaj, punësoi të renë dhe e përdhunoi në shtëpi

March 16, 2026
Rugova për nga karakteri ishte Bogdanian

Ballkani Perëndimor në kryqëzim

March 16, 2026
Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

Deklaratat e Ramës, Berisha: Institucionet e drejtësisë nuk reaguan, por u vetëposhtëruan

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In