5 oficerë policie, katër meshkuj dhe një femër shihen teksa hyjnë në hotelin e famshëm të Klement Balilit në Sarandë “Santa Quaranta”, i sekuestruar sot bashkë me pronat e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballanit”.
Policët kontrollojnë në çdo cep të dhomave, hapin dollapët, ngrenë dyshekët dhe fotografojnë çdo cep të tyre. Kontrolli është aq i rreptë sa ka përfshirë edhe frigoriferin.