Festimet e Halloween janë kthyer në një tragjedi në kryeqytetin e Koresë së Jugut në Seul.
Autoritete vendase bëjnë me dije se rreth 50 persona kanë pësuar arrest kardiak në rrugë për shkak se janë shtypur nga një turmë e madhe njerëzish që kishin dalë për të festuar në rrugë.
Siç shihet edhe në video me qindra njerëz shihen të mbledhur në rrugë teksa përpiqen tu japin ndihmë personave të shtrirë të cilët pasi janë përplasur dhe shtypur nga turma kanë rënë pa ndjenja.
Sipas raportimeve paraprake, në qytet ishin grumbulluar më shumë se 100 mijë veta për të kremtuar Halloween, për herë të parë pa maska anti-covid.
South Korean officials say around 50 people are in cardiac arrest and a number feared dead after being crushed by a large crowd on a narrow street during Halloween festivities in the capital #Seoul.
About hundred thousand people came out to the streets to celebrate Halloween. pic.twitter.com/GOnFDymipN
— NEXTA (@nexta_tv) October 29, 2022