Omer Ismail Ali, një emigrant nga Sudani që jeton në Spokane, Washington, u përpoq të vidhte një dyqan të mërkurën por u vra nga një polic.
Siç shkruajnë më tej mediat amerikane, një polic ishte thirrur për të parë pamjet e kamerave të sigurisë të dyqanit në fjalë, kur Ali u kthye përsëri aty.
Ai së bashku me një shkop, tentoi që përveç shitësit të godiste edhe policin i cili e qëlloi më pas me armë./a.m.