Guns n’ Roses i ka kushtuar një klip 30 sekonda skuadrës braziliane Chapecoense, avioni i së cilës u rrëzua në Kolumbi, me pasojë vdekjen e 75 personave.
Grupi i famshëm ka postuar në Facebook klipin me një pjesë nga kënga “Knocking on heaven’s door” (Trokitje në dyert e parajsës), ku shfaqet logoja e klubit brazilian.
Po ashtu, GNR kanë ndryshuar edhe foton e profilit, duke alternuar logon e tyre me atë të Chapecoenses.
d.i.











