Video/ Gruaja “rreh” burrin, publikohen pamjet! Ish-bashkëshorti: Dyshoja se më tradhtonte

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar historia që ka te bëjë me dhunën fizike dhe konfliktin fizik mes një çifti të divorcuar.

Familja e ish bashkëshortit rrëfehet për redaksinë se ish- gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtepinë te cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm shtëpi në pronësi të tij por edhe e motrave dhe vellezërve të tij.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e dhunës mes dy ish-bashkëshortëve.

Pas fjalës së 38-vjeçarit , në një lidhje të drejtpërdrejtë ka reaguar edhe e motra e cila ka folur në lidhje me ngjarjen. Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se aktualisht dokumentat origjinale ndodhen në banesë dhe se ish-bashkëshortja e vëllait nuk ia dorzon.  Ajo tha se dëshiron që të shkoj tek shtëpia pasi i takon ligjërisht.

“Në fillim unë dua të sqaroj disa gjëra. Dokumentat origjinale ndodhen në banesë dhe zonja nuk na i jep. Unë dëshiroj të shkoj tek shtëpia sepse ajo mua më takon ligjërisht”, tha ajo.

Gjatë emisionit moderatorja Evis Ahmeti telefonoi edhe ish-bashkëshorten e 38-vjeçarit në lidhje me ngjarjen.  Gjatë telefonatës ajo u shpreh se nuk dëshiron të prononcohet dhe se çdo gjë do i ndjekë në rrugë ligjore.

“Nuk dëshiroj të prononcohem dhe çdo gjë do vazhdoj ta ndek në rrugën ligjore”, përfundoi ajo

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.