Ju kujtohet ajo video e para 8 viteve ku një shqiptar dhe një shtetas nga Kazakistani, të arrestuar në Greqi, u detyruan nga forcat policore që t’i gjuanin njëri tjetrit me shuplaka?
Pas 8 vitesh, emigranti shqiptar dhe atij nga Kazakistani kanë fituar gjyqin dhe një shpërblim prej 150 mijë eurosh. Gjykata ka vendosur në favor të dy emigrantëve, të cilët u detyruan nga shefi i rajonit të policisë që të godisnin njëri tjetrin me shuplaka. Ndodhia është regjistruar në vitin 2006, pasi dy emigrantët në Greqi u arrestuan për grabitjen e një çante nga një e moshuar greke.