Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke. Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar edhe policia.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fugon. Ndërkaq, gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e tyre në drejtim të policisë.
Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohet se qytetarët janë tmerruar nga kjo ngjarje.