• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3,500 evente nga skena e pavarur artistike

by A R
02/04/2025 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, morën pjesë mbrëmjen e së martës në eventin “HangArt”, në ish–Kinostudio, që është kthyer në një vatër e re për kulturën dhe artin.

Gonxhja në fjalën e mbajtur me këtë rast, tha se “HangArt”, është një hapësirë e re për të gjithë artistët dhe sot, sipas tij, “jemi në një momentum të veçantë, për mbështetjen e MEKI-it për të gjithë sektorin e artit dhe kulturës, në individë dhe organizata si asnjëherë më parë”.

“Gjatë vitit 2024, Javët e Kulturës dhe eventet e ndryshme gjeneruan falë buxhetit të thirrjeve 2300 aktivitete me 4500 spektatorë shtuar këtu dhe 8500 vizitorët e tjerë të siteve dhe kalave e muzeve e çojnë në 1.3 milionë totalin e frekuentuesve brenda një viti”, tha ai.

Gonxhja vuri në dukje se gjatë vitit 2025, MEKI në bashkëpunim dhe me donatorët rriti mbështetjen financiare për artin dhe kulturën.

“Buxheti për artin e kulturën u rrit me 45% krahasuar me janar 2024. Ndërsa skema e re e thirrjeve për vitin 2025, shënoi 668 aplikantë, 20% më shumë se në 2024, 275 fitues 37% më shumë se në 2024. 3 milionë euro fondi për mbështetjen e projekteve, 2.5 herë më i lartë se në 2024 dhe 6 herë më i lartë se në 2014” u shpreh ministri, teksa vuri në dukje se numri i të punësuarve u rrit në 1 566 persona.

Ai tha se grantet për artin nuk janë monopol por një proces transparent.

Gonxhja vuri në dukje se, sipas fushave të mbështetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31%, artizanati dhe trashëgimia 23 %, artet pamore 22 %, teatri dhe kinematografia 14 %.

“Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52% aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm”, tha ai.

Gonxhja theksoi se gjatë vitit 2025, do të përgatitet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 me fokus vizatimin e një plani të qëndrueshëm e afatgjatë për zhvillimin e artit e kulturës në Shqipëri në bashkëpunim me artistët, MEKI, AICS, UNESCO e British Council.

“Strategjia do të parashikojë reformat e nevojshme ligjore në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, mekanizmat dhe strukturimet e nevojshme për mbështetjen për artistët shqiptarë dhe profesionistët e kulturës përmes politikave kombëtare por edhe nxitjes së tregut privat, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore (muze, parqe arkeologjike, kala dhe objekte të trashëgimisë kulturore), rrjetëzimin, zhvillimin dhe mbështetjen e qëndrueshme të artizanatit, si dhe fuqizimin e qendrave kulturore e artistike”, vuri në dukje ai.

“Brenda vitit 2030 do të ngrejmë hapësira të reja, të dedikuara librit e artit, dhe do të rikualifikojmë destinacionet kulturore e historike anembanë vendit”, tha mëtej ministri.

“Punojmë për Teatrin e ri Kombëtar, Qendrën e re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Muzeun Historik Kombëtar të rikonstruktuar, Muzeun e ri të Arteve të Bukura (ish Galeria Kombëtare e Arteve të restauruar) dhe objektin e ri që i bashkangjitet, Bibliotekën Kombëtare të rigjeneruar në Pallatin e Kulturës të rikonceptuar, Bibliotekën e re Publike tek ish Garda, Muzeun e Filmit në Tiranë dhe Muzeun RETRO në Elbasan, Qendrën e Artit Modern & Industrisë Kreative, Qendrën Interpretative për Trashëgiminë Kulturore, Parkun e Artit & HangArt, Muzeun Arkeologjik Durrës dhe Korçë, rikonstruksion, Muzeun e Mozaikëve, Muzeun “Besa”, Muzeun e Arbëreshëve, Muzeun Italian dhe Muzeun Hebraik”, pvrfundoi ai.

Next Post
Kush është ish-i dashuri filipinez, që dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare

Kush është ish-i dashuri filipinez, që dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

Dyshime për tritol në kamionin e një firme, forcat xheniere në Spaç të Mirditës

March 16, 2026
Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

March 16, 2026
Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite, kishte akuzuar prindërit për abuzim seksual

March 16, 2026
Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

Britania shmang dërgimin e anijeve luftarake: Do ta pastrojmë Hormuzin me dronë

March 16, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

March 16, 2026
Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

Grup i djathtë izraelit organizon fluturime misterioze për të transferuar palestinezë nga Gaza

March 16, 2026
Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

Kina dhe vendet aleate të SHBA-ve heshtin pas thirrjes së Trump për të patrulluar Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In