• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Gjithë ky Kombinat, vetëm ajo e vdekur”, Rama në familjen e Xhesikës që humbi jetën nga tërmeti: Mjekët s’kishin shpresë

by Java News
21/12/2019 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj ishin sot në shtëpinë e re ku janë akomoduar familja Biqiku, e cila banonte në Kombinat por tërmeti i 26 nëntorit i mori edhe vajzën e madhe, Xhesikën, e cila sot nuk jeton më dhe ka lënë një dhimbje të madhe nga pas.

Dhimbja e madhe ndjehej edhe përmes videos ku transmetohej takimi në Facebook i kryeministrit, ku nëna dhe motra e Xhesit, të veshura me të zeza, me lotët që ende nuk u ishin tharë syve, tregonin mosbesim për atë që i ka ndodhur familjes së tyre.

Xhesika ishte 20-vjeçarja e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, por vetëm 2 orë para se familja të merrte vesh lajmin e rënmë, babai i saj i kishte kërkuar mes lotësh kryeministrit Rama i cili ndodhej në Kombinat ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta conim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë opesimistë se ishte shumë rëndë edhe s…

E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashtë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.

E ëma: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.

Rama: Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.

Veliaj: Sabina ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transderojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe kemben te demtuar, kur te duash te nisesh, ose ne janar ose ne tetorin tjeter.

Mami Xhesit kërkoi meqë janë nga Elbasani kërkuan ti akomodonim në Kombinat.

E ëma: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër.

Kryeministri Rama i dorëzoi vajzës së vogël Sabinës edhe tre libra, një nga pasionet e saj më të mëdha në jetë. Bashkë me qeverinë, në kryeqytet janë strehuar nga Bashkia e Tiranës edhe shumë prej familjeve të cilat humbën pjesëtarë në Thumanë duke nisur një jetë të re. Bashkia është përkujdesur që krahas ofrimit të një banese me kushte komode, të ofrojë edhe mbështetje të vazhdueshme me shërbim social dhe shëndetësor.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ky është qyteti ku dielli nuk lind për një muaj rresht

FOTO/ Ky është qyteti ku dielli nuk lind për një muaj rresht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In