Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh optimist për sezonin turistik, duke vënë në pah atmosferën e gjallë që ka përfshirë qytetin e Gjirokastër.
Sipas kryeministrit, fluksi i hershëm i turistëve këtë vit sinjalizon një sezon premtues për ekonominë lokale, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe bizneset e vogla që operojnë në qytetin historik.
“MIRËMËNGJES dhe me rrezet e diellit mbi sokakët e Gjirokastrës, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit, duke premtuar një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, me mikpritjen e ngrohtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjirokastra, e njohur për arkitekturën karakteristike prej guri dhe trashëgiminë e pasur kulturore, vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turizmit në vend, duke tërhequr çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj.











