Dëbora e këtij dimri e ka izoluar Zapodin e Kukësit ndërsa në Facebook vijnë edhe pamje solidare.
Ka qenë ish-prefekti Safet Gjici ai që përmes Facebook njofton ndihmën e dhënë ndaj familjes së Luan Krasniqit.
“Këtë të shtunë, ndihmuam familjen e Luan Krasniqit, në Zapod.
Familja e Luanit ka shumë probleme, ku 3 anëtarë janë me aftësi të kufizuara!
Të gjithë së bashku, mund të kontribuojmë sadopak, për ta ndihmuar, në këto ditë të ftohta!” – shkruan Gjici teksa publikon pamjet e mëposhtme.
/a.rada