• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Gjici dhe Dervishaj inpektojnë punimet e stadiumit “Zeqir Ymeri”: Inagurohet para afateve

by Java News
29/08/2019 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditësh, stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është shembur, pasi në gërmadhat e tij do të ndërtohet një impiant modern, me cilësitë dhe kushtet e kërkuara nga UEFA.

Punimet në këtë stadium po ecin me ritme të kënaqshme, diçka e cila vihet re edhe në këto pamje të publikuara nga kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe njëkohësisht, presidenti i klubit, Safet Gjici.

Së bashku me anëtarin ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, Gjici ka inspektuar punimet në stadium, teksa janë shprehur mjaft të kënaqur për punën e kryer deri në këto momente.

“Punimet, siç shihen, krahasuar me herën e kaluar që ishim ne, ku bëmë një inspektim kanë ecur me ritme të shpejta. Është bërë devijimi i rrjetit kryesorë të qytetit të Kukësit. Ka filluar ndërtimi i kullës në pjesën qëndrore të tribunës përballë. Po vazhdojnë punimet për themelet. Pra ritme janë të kënaqshme, por ne i kërkuam, bashkë me kryetarin e Bashkisë, firmës që t’i shtojë akoma dhe më tepër ritmet, minimumi në dy turne, në mënyrë që brenda 8-9 muajve, nga 15 muaj afat të bëhet i gatshëm për lojë. Shpresojmë se nuk do të kemi probleme”, deklaroi Arben Dervishaj.

Nga ana tjetër Gjici nuk e fshehu kënaqësinë për ritmet e shpejta me të cilat po ecnin punimet.

“Jemi të kënaqur pasi ritmet janë të shpejta në fakt. Mbas inspektimit që zgjidhi arkitekti pasi ishin bllokuar një pjesë e punimeve. Fronte pune ka sa të duash. Edhe firma ka fronte puna, sepse janë çliruar frontet e punës. Besoj se duhet të shtohet fuqia puntore, ku mund t’i bëj edhe me dy turne, pse jo edhe më shumë për të arritur atë afatin që në fakt ne e kërkojmë, duke arritur edhe cilësitë dhe standartet e stadiumit të ri, pasi siç e dimë ekipi i Kukësit po luan sa në një stadium në një tjetër. Dua të falenderoj Federatën Shqiptare pasi e ka marrë realisht seriozisht zbatimin e planit, natyrisht edhe qeverisë shqiptare. Besoj se edhe ne do të jemi në gatishmëri të plotë për të zgjidhur çdo problematikë. Kemi rënë dakord për ato që preken nga ky stadium. Do ta zgjidhim me mirëkuptim, pasi stadiumi është i Kukësit dhe i kuksianëve dhe i askujt tjetër. Ne po planifikojmë edhe të hapim një pus, pasi siç e dijmë Kukësi ka probleme me ujin e pijshëm për qytetarët dhe jo më për stadiumin. Dihet se fusha do të jetë me bar natyral. Kemi kërkuar disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për të mbajtur fushën në të ardhmen”, tha Gjici.

Pritet që punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të mbyllen brenda afateve kohore, çka do të thotë të jetë gati për ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare në fund të sezonit aktual.

g.kosovari

Next Post
Zbardhet pista kryesore që po heton prokuroria për vrasjen e Santiago Malkos

Zbardhet pista kryesore që po heton prokuroria për vrasjen e Santiago Malkos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In