• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Gjermani-Japoni 1-2: Aziatikët dhurojnë surprizën e dytë të Botërorit, ‘pancerat’ pretendentë bien me përmbysje

by Java News
23/11/2022 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Japonia ka siguruar një fitore historike sot përballë Gjermanisë, teksa e ka mundur me përmbysje me shifrat 2-1 skuadrën e Hansi Flik.

Sfida ka qenë me dy tablo, pasi në pjesën e parë, Gjermania dominoi plotësisht dhe krijoi shumë mundësi për të shënuar, pa arritur të gjente rrjetën më shumë se një herë me anë të penalltisë Gyndogan.

Por në pjesën e dytë, Japonia ia doli që me një lojë të shkëlqyer sulmuese, vuri Gjermaninë me shpatulla pas murit dhe insistoi duke gjetur fillimisht barazimin me Doan e pastaj edhe golin e avantazhit me Asano, duke mbyllur sfidën me një fitore të pamenduar 2-1 përballë një prej pretendentëve të turneut.

Ka startuar në orën 14:00, në stadiumin “Khalifa International”, sfida Gjermani-Japoni, e vlefshme për Grupin E të Botërorit “KATAR 2022”.

“Pancerat” duan ta nisin me këmbën e mbarë Botërorin e Katarit ku synojnë fitoren ndaj Japonisë.

LIVE | GJERMANI 1-2 JAPONI

Gyndogan 33′ (p) / 75′ Doan, 83′ Asano

KOMENTI LIVE –

79’ Fyllkryg dhe Gëtce hyjnë në fushë për Havertz dhe Musiala. Flik provon gjithçka për gjithçka për të shmangur një surprizë.

75’ GOOOL JAPONIA! Doan gjen barazimin pas një aksioni të shpejtë të aziatikëve.  

73’ Ritëm i pabesueshëm! Asano shfaqet në zonë dhe gjuan por Nojer grushton, Sakai ka në këmbë topin e 1-1 por e fluturon mbi traversë.

71’ Gonda është fantastik teksa brenda pak sekondash ngal gjuajtjet me radhë të Gnabri e Musiala duke shpëtuar portën e tij.

68’ Sakai gjen Asanon në zonë dhe ky i fundit në shtyllën e parë nga e djathta gjen bllokimin e Rydiger.

67’ Flik e kupton se skuadra e tij ka nevojë për më shumë shpejtësi dhe mbulim, ndaj largon Gyndogan e Myler, për të aktivizuar Goretzka e Hofman.

60’ Asano shfaqet në krahun e majtë të sulmit dhe lëshon një predhë të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e Nojer.

59’ Gyndogan hyn në zonë dhe provon portën, gjen vetëm shtyllën në të majtë të portierit të Japonisë.

58’ Ito nga e djathta nis një harkim për Asano por ky i fundit nuk gjen dot rrugën e rrjetës me devijimin në shtyllën e parë.

55’ Raum nis Havertz në të majtën, portieri i Japonisë del dhe nuk kontrollon topin teksa Gjermania ka një mundësi të mirë për të rrezikuar, por më pas aksioni ndalet nga një pozicion jashtë loje.

51’ Situata zhvendoset në krahun tjetër ku Musiala i shmanget disa kundërshtarëve dhe gjuan mbi traversë.

50’ Thumbojnë edhe japonezët me një aksion në krahun e djathtë, topi i gjuajtur nga Kamada devijohet jashtë.

47’ Sulm i shpejtë i Gjermanisë në krahun e djathtë,. Gnabri gjuan por sfera fluturon lart mbi traversë.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+4′ Gjermania shënon me Kai Haverc, por VAR-i akordon pozicion jashtë loje.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

33′ GOOOL GJERMANIA 1-0! Zhbllokohet sfida, Gjermania kalon në avantazh falë golit me penallti të Ilkai Gyndogan.

31′ Ka penallti për Gjermaninë! Portieri i Japonisë, Gonda ka penguar në zonë mbrojtësin gjerman, Raum.

29′ Përsëri “pancerat” rrezikshëm, por mbrojtja japoneze mbyll gjithçka pas tentativës së Ilkai Gyndogan.

27′ Prej disa minutash, gjermanët janë duke kontrolluar lojën, por pa qenë të saktë për të shënuar.

17′ Gjermania në kërkim të golit me Antonio Rudiger, i cili godet me kokë, por topi përfundon jashtë.

8′ Japonia shënon me Maedën, por ky i fundit ishte në pozicion të pa rregullt me arbitrin anësor që ngre flamurin lart.

5′ Goditja e parë nga këndi i takon aziatikëve, pas një devijimi nga mbrojtja gjermane.

1′ Starton sfida! Përfaqësuesja gjermane shkelmon topin e parë të takimit./m.j

FORMACIONET ZYRTARE –

GJERMANI JAPONI

Next Post
E ardhmja e “Ndrangheta’s” dhe roli i shqiptarëve: S’janë konkurrentë por partnerë

E ardhmja e “Ndrangheta’s” dhe roli i shqiptarëve: S'janë konkurrentë por partnerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In