• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Gazetarja i mbyll fjalën Ngjelës: Avokat nuk qenke në damar sonte, natën e mirë!

by A R
13/01/2022 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela komentoi mbrëmjen e djeshme në “Radarin Informativ” në “ABC” deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar që dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Reagimi i fortë i SHBA, sipas Ngjelës tregon se në Tiranë kemi një konflikt të fortë ruso-amerikan.

“Derisa hynë politika amerikane, ka ndërhyrje të huaja. Naivë jemi ne? Ka ndërhyrje të huaja. I ke parë ku ka ndërhyrë Rusia te ato shtetet e tjera? Nuk e di nëse ka ndërhyrë këtu, por skema është e njëjtë. Nëse ato që u ngjitën nëpër shkallë dhe t’i kapnin do i vrisnin. Derisa flet politika amerikane nuk ka lidhje aq shumë me Shqipërinë. Ka një konflikt të madh ruso-amerikan në Tiranë, e dini ju? Konflikti është i vërtetuar. E ka përmendur politika amerikane disa herë. Ky është fakt. Të shikojmë si do të precipitojnë ngjarjet” deklaroi ai.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/01/videoplayback-1.mp4

Por përse SHBA është përqendruar te goditja e Berishës? “Është non grata. Nuk ka më besim. Ai nuk ka lidhje fare me Amerikën. Ai bën gjithë këto lëvizje, anti-amerikane. Duhet të rrijë i qetë, në punën e tij, i ka rënë halli dhe të shkojë ta zgjidhë me ligj. Është e turpshme. E gjithë revolta e Saliut është sepse është non grata”.

Po pjesa që e mbështet Berishën? “800 veta. Shqipëria është një vend i korruptuar. Ai është non grata. Fakti që është non grata, ka konflikt me politikën amerikane dhe nuk e zgjidhin revoltat në Shqipëri. Përse nuk e çoi në gjykatë amerikane aktin juridik? Se nuk kishte prova. Dështoi. E pe si dështoi herën e fundit”.

Si e parashikon avokat fundin? “Basha do të ngjitet lart, Berisha nuk ka ku të shkojë më poshtë, po vazhdoi do të ketë fund të dëshpëruar. Pushtetin juridik e ka Basha, ky (Berisha) ka çelësat e kashtës. Basha po rigrupon të djathtën, shumë mirë po bën. Nuk është vetëm Basha, por ka edhe përkrahjen amerikane. Berisha duhet të ikë në shtëpi” tha ai.

Por intervista nuk shkoi deri në fund ashtu sikur nisi dhe gazetarja Juli Xhokaxhi e ndërpreu duke i mbyllur fjalën në mes të bisedës avokat Ngjelës, që njihet si personazh kontrovers.

“Avokat natën e mirë, faleminderit për intervistën. Ishte kënaqësi. Nuk qenkeni në damarin e duhur sonte. Faleminderit. Vazhdojmë me informacione të tjera. Nuk mund ta vazhdoj më këtë lloj interviste” ishte përgjigja e drejtueses së “Radarit Informativ”, pasi Ngjela e kaloi “cakun” me aludimet dhe insinuatat.

/a.r

Next Post
Acar dhe ngrica / Ja parashikimi i motit për sot

Acar dhe ngrica / Ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In