Gazetarja franceze Daphne Burki, ka zbuluar gjoksin për të “sfiduar” kryeministrin Manuel Valls, rreth debatit për ndalimin e burkinit në plazhe. Kjo sepse disa ditë më parë, kryeministri francez tha:
“Mariana, simboli i Republikës ka gjoksin e zbuluar, sepse ajo ushqen njerëzit, ajo nuk është e mbuluar sepse është e lirë. Kjo është Republika”.
Prezantuesja nuk hezitoi të bënte një provokim duke përmendur polemikat mbi burkinin. “Dëshironi të bëheni franceze? Na tregoni gjoksin”, ka thënë ajo, siç duket edhe në video, shkruan dritare.net./a.k










