Ky është momenti i rëndë kur një prezantues bie përtokë, pasi pëson sulm në zemër në transmetim direkt. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një kanal lokal televiziv në provincën Eskisehir të Turqisë.
Në video, reporteri i sportit Sukru Oytan mund të shihet i ulur në të majtën me kolegun e tij Guven Sabaz, kur papritur ul kokën në tavolinën përballë tij.
Pasi qëndron me kokën e mbështetur në tavolinë për disa çaste, ai bie nga karrigia përtokë. Sipas mediave lokale, Oytan pësoi sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas raportimeve në mediat turke, Oytan kishte vendosur një pacemaker vetëm 10 ditë përpara sulmit në zemër pasi vuante nga rrahje të çrregullta të saj.
a.ç