Pas një viti hetimi ka nisur seanca gjyqësore ndaj grupit të armatosur në Lazarat, në aksionin në fshatin rebel. Por edhe pse kjo seancë ishte e mirëpritur, trupi gjykues u mjaftua me shtyrjen e marrjes së një vendimi.
Por në këtë seancë, për herë të parrë ka dalë përpara trupit gjykues Gate Mahmutaj, djali i tij Vandami, Arbjon Aliko dhe 5 të pandehur të tjerë nën akuzë si pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë dhe kultivim droge.
Tetë të pandehurit kanë qenë të gjtihë pas kafazit të hekurt por ra në sy se Gate Mahmutjt ishte ulur mes Arbjon Alikos dhe djalit të tij Vandamit.
Siç raporon A1 Report, kryesuesi i seancës Klodian Kurushu ka nisur me Gate Mahmutajt verifikimin e gjeneraliteteve. Në këtë seancë të parë Gatja i vetëdorëzuar në operacionin “Lazarati 2014” harroi datën e lindjes duke u përgjigjur vetëm me moshën e tij dhe vitin e lindjes. Ai tha fillimisht vitin e lindjes 1968 e më tej u kujtua se muaji i lindjes është marsi…U desh pak dhe Gate Mahmutaj tha edhe datën, 18 mars, por nga zërat që dëgjohen nga djali i tij Vandami, edhe kjo datë duket se nuk është e saktë.