Erëra me shpejtësi 140km/orë dhe shira të furishëm kanë përfshirë sot sërish SHBA, saktësisht shtetin e Misisipit, ku është xhiruar edhe kjo video. Fotografi Mike Theiss është përfshirë nga fuqia e madhe e stuhisë duke përfunduar në një garazh në Boloxi.
Stuhia tropikale Nate u shndërruar sot në uragan, pasi shkaktoi të paktën 25 të vdekur në Nicaragua, Costa Rica dhe Honduras dhe dëme të mëdha gjatë kalimit në Amerikën Qendrore, duke vijuar rrugëtimin drejt SHBA ku disa qytete si New Orleans janë mobilizuar për përballimin e situatës.
Presidenti Donald Trump ka marrë masa urgjente për dislokimin e një pakete ndihmash federale në rast nevoje.
Sipas një deklarate të Qendrës kombëtare amerikane të uraganeve (NHC) të publikuar në mesditë, syri i uraganit Nate shtrihet rreth 395 kilometra në juglindje të Misisipit.
NHC njoftoi rreth orës 05:00 GMT se stuhia tropikale Nate ishte shndërruar në uragan të kategorisë 1 nga 5 që numëron shkalla Saffir-Simpson.
a.ç