Tërmeti i mbrëmjes së djeshme ka nxjerrë nga hotelet dhe banesat dhjetëra pushues në Shëngjin.
Të trembur nga lëkundja ata kanë zbritur poshtë, ndërsa disa prej tyre janë futur në makina për të kaluar momentet e panikut që kanë përjetuar për shkak të tërmetit.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytet, teksa epiqendra dyshohet në Adriatik, pranë Lezhës.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë me magnitutë 4.1 shkallë i shkallës rihter dhe është ndjerë shumë nga qytetarët në Lezhë.
g.kosovari