Shqipëria pret Uellsin në miqësoren e “Elbasan Arenës”, një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.
18:50 | Publikohen formacionet zyrtare.
Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi
Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks, Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs
18:27 | Në “Elbasan Arena” zbarkon edhe ekipi i Uellsit.
18:25 | Mbërrijnë edhe gjyqtarët e takimit.
18:20 | Vjen edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Pak sekonda pas tij, shfaqet edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.
18:15 | Kombëtarja mbërrin në Elbasan.