Ndërsa disa protestues janë mbledhur para parlamentit një situatë e tensionuar është krijuar në rrugën ku hyjnë deputetët. Në momentin që ka qenë duke hyrë në parlament ministri Blendi Klosi protestuesit kanë tentuar ta qëllojnë me sende të forta.
Por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës dhe fatmirësisht asnjë nga sendet e hedhura nuk e ka kapur Klosin. Po kështu edhe kur ka hyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë hedhur mjete piroteknike nga protestuesit.
Ndërkohë në fotot e kapura nga LSA shihet qartë momenti kur Garda dhe Policia ndërhyn për të larguar ministrin Klosi që sulmohet nga protestuesit. Klosi tërhiqet tek themelet e kalasë së Tiranës për ta futur në rrethimin e parlamentit.