Pamje tmerruese janë publikuar nga sulmi i 19-vjeçarit me armë në një shkollë në Florida.
Nxënësit në shkollën “Stoneman Douglas” ngrenë duart lart në momentin kur agjentët e SWAT hyjnë në klasë për të kontrolluar për agresorin Nikolas Cruz, i cili vrau 17 persona. Pamjet janë filmuar me celularin e një nxënësje, ku gjithashtu duket një trup i shtrirë në një pellg gjaku. Për të dalë jashtë nga klasa nxënësve iu desh të kalonin mbi trupin e shokut të tyre të klasës.










