Eurodeputeti Kurt Fleckenstein ka ironizuar djegien e mandateve nga opozita duke theksuar se e vlerëson faktin që ata nuk do paguhen për këtë bojkot, por kjo nuk e zgjidh situatën.
“Vlerësoj faktin që diferenca me bojkotin e mëparshëm është se tani nuk paguhen. Por kjo nuk është zgjidhje”…
Kurt Fleckenstein, i cili është i ngarkuar për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, sulmoi dhe zonjën Kryemadhi lidhur me qëndrimin e saj për ndryshimin e pushtetit dhe imazhin që i prish Shqipërisë si Zonjë e Parë.
/a.rada