Ai nuk është ndarë asnjë moment nga ekrani i RTSH për plot 58 vite me radhë, duke thyer rekordin e çdo gazetari.
Bëhet fjalë për Flamur Topin, i cili të premten mbrëma foli në studion e emisionit “Java në RTSH” për sfidat e tij, suksesin dhe pasionet.
Në panel me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Megi Mëhilli, Topi u shpreh se ka qenë pikërisht besnikëria e ndërsjelltë me teleshikuesin që e ka mbajtur kaq gjatë në ekran.
Emisioni “Trupi dhe Shëndeti”, sipas Flamur Topit, ka sjellë një shërbim të madh kryesisht për personat e zonave të thella.
“Imagjinoni ato zona në vend ku nuk ka farmaci, mjek apo infermier. Sigurisht që informacioni i marrë nga ekrani i RTSH ishte burimi i vetëm për t’u kujdesur për veten. Sot mund t’ju duket e thjeshtë, për shkak të përdorimit të internetit. Dashuria për mjekësinë dhe njerëzit të bën që t’i kalosh të gjitha pengesat” – tha Flamur Topi.
https://www.youtube.com/watch?v=d_g2k8KQY1Y










