Liverpool merr një fitore spektakolare 1-2 ndaj Newcastle në “St. James’s Park”, në një sfidë që u komplikua shumë shpejt për “the reds”, të cilët në fund u nderuan nga Darwin Nunez.
Vendasit e nisën vrullshëm dhe morën avantazhin në minutën e 25-të, kur pas një gabimi të Aleksander-Arnold, ishte Anthony Gordon që shënoi në portën e Alisson.
Vetëm tri minuta më vonë Van Dijk u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Wilson, me arbitrin që e konsideroi lojtarin e fundit dhe e dërgoi në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë Liverpolli rezistoi dhe në fund Klopp zgjidhi gjithçka me aktivizimin e Darwin Nunez, që erdhi nga stoli dhe shënoi dy herë në portën e Newcastle, duke kompletuar përmbysjen dhe duke i dhënë tre pikët Liverpoolit.