Kandidati i Bashkë Fitojmë Albert Mëlyshaj, fitoi zgjedhjet në bashkinë Mirditë duke mposhtur kandidatin socialist Ndrec Dedaj.
Sipas rezultateve nga KQZ, Albert Mëlyshi ka marrë 6355 vota, ose 55.19 %. Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste, Ndrec Dedaj ka marrë 5160 vota, ose 44.81 %.
Në një intervistë për mediat, Mëlyshaj tha se “do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeministrit Edi Rama që të marrë fonde për Mirditën”./m.j