Në kanalin Youtube është publikuar traileri zyrtar i filmit që flet për humanisten e madhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nëna Terezë. Filmi i titulluar “The Letters” (Letrat) tregon për disa letra sekrete të Nënës Terezë, të cilat u publikuan në vitin 2007, ku ajo flet për besimin dhe për ndjenjën se Krishti e ka braktisur. Filmi do ta jetë premierë në kinematë amerikane më 5 dhjetor. Në rolin e Gonxhe Bojaxhiut paraqitet aktorja Juliet Stevenson.