IKMT ka shembur me shpërthim të komanduar një objekt 5-katësh, për të cilat, Report Tv sjell pamjet me dron. Për shembjen e këtij objekti janë përdorur 6 kg eksploziv dhe është e njëjta strategji si me dy objektet e javës së kaluar. Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe përdorën gjashtë kilogramë lëndë plasëse.
Nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes pranë godinës së shembur, të cilit i janë thyer xhamat dhe ka rënë tavani prej gipsi. Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit, ku të dielën e kaluar u shembën me të njëjtën procedurë edhe 2 godina të tjera. Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 40 banesa, nga të cilat kanë mbetur për tu shembur edhe 18 të tjera.