• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) FIER/ Gjykata vendos: Hackeri Aldo Ymeraj do ekstradohet në SHBA!

by Java News
15/02/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg me qëllim ekstradimi për 24-vjeçarin Aldo Ymeraj të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë për krime kinerbetike, me urdhër të FBI-së.
Familjarët e Aldos jashtë dyerve të gjykatës mbështesin të riun dhe kërkojnë ta takojnë për herë të fundit. “E dimë fatin e tij, do ta çojnë në Amerikë për ta gjykuar. Duam ta takojmë për hërë të fundit se nuk i dihet e takojmë më apo jo”,- u shprehën ata pak para se gjykata të merrte vendimin.

Dosja e FBI për grupin e hakerave, si u bë fieraku administrator i fshehtë

Vendoset masa e sigurise “arrest me burg” per fierakun 25-vjeçar, që u arrestua të hënën në Tiranë për llogari të Amerikës. Ai rezulton të ketë qenë njëri prej 2 administratorëve të fshehtë të organizatës së hakerave “Infraud”, që përbëhej prej 36 anëtarësh.

Grupi, që ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, sipas dosjes së FBI-së, dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare. Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë.

Në dosjen amerikane prej 49 faqesh, autoritetet kanë shpjeguar rolet e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe atë të Aldo Ymerajt, pseudonimet që ata përdornin në rrjet, por edhe mënyrën se si funksiononte grupi. “Aldo Ymeraj u bë anëtar i organizatës ‘Infraud’ në nëntor të vitit 2010, më pas u mori një rol kryesor duke u bërë një ndër 4 administratorët.

Ai reklamohej në forumin e grupit si shitës depozitash dhe ishte operator i faqes së automatizuar të shitjeve ‘niii.in’, duke e përdorur këtë si një mjet për shitjen e depozitave për anëtarët dhe bashkëpunë- torët e ‘Infraud’”, thuhet në dosje. Ndërsa aty renditen edhe 4 episodet kur Ymeraj është gjurmuar nga autoritetet amerikane, që kishin në hetim grupin prej shumë kohësh.

HAKERI NGA FIERI

Në jetën virtuale Aldo Ymeraj quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej afro 11 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet, të dhënat e tij nuk ekzistojnë. Ai nuk ka “Facebook” dhe as llogari tjetër me këtë emër.

E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë, përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalime në “Facebook” për të përfunduar në një grup ndërkombëtar të krimeve kompjuterike që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare.

Emri i Aldo Ymerajt u bë i njohur për Policinë shqiptare gjatë operacionit të koduar “Dark Web”, kur u godit grupi “Albania Hackers Group”, ku ai ishte pjesë. Ndërsa të hënën, Aldo Ymeraj u arrestua kur po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion në disa shtete për të goditur hakeruesit, që kryenin krime kompjuterike që prej 2010-s .

ARRESTIMI I THEMELUESIT

Grupi i hakerave ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani.

Grupi është themeluar nga 34- vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko, i njohur me nofkën “Rektori”, vendndodhja e të cilit ende nuk është zbuluar. Ndërsa ortaku i tij, bashkëthemeluesi i kësaj organizate, shtetasi rus Sergei Medvedev, është arrestuar në fillim të këtij muaji, në kryeqytetin e Tajlandës.

Policia amerikane u informua nga autoritetet tajlandeze se Sergei Medvedev u arrestua në apartamentin e tij të Bangkok, më 2 shkurt. Më 7 shkurt të këtij viti, Departamenti i Drejtësisë së SHBAve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje.

Autoritetet amerikane e përshkruanin Medvedev si bashkëthemelues të grupit, së bashku me Svyatoslav Bondarenko, duke theksuar se ata kishin operuar një sistem pagese për anëtarët e forumit. Zyrtarët e SHBA-ve kishin gjurmuar grupin për disa vite me radhë, por vetëm kohët e fundit filluan të bëjnë arrestime.

MA.ME

Next Post
VIDEO/ Qytetarët filmuan hajdutin në ballkon, arrestohet nga policia

VIDEO/ Qytetarët filmuan hajdutin në ballkon, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com