Që s’do jetë dita e Ardian Ismajlit, u pa që në minutën e gjashtë të ndeshjes së Empolit në Udine me Udinesen.
Mbrojtësi shqiptar shënoi gol, por në portën e gabuar. Ismajli ishte me të vërtetë i pafat, kur në përpjekje për të larguar topin, “tund rrjetën” e mbrojtur prej shokut të skuadrës, Vicario.
25 vjeçari po luan sezonin e tij të parë me Empolin, sakaq në këtë edicion numëron 18 ndeshje. Më parë, ka qenë pjesë e Hajduk Split për disa vite, për t’u transferuar më pas te Spezia.