Gjatë seancës së sotme parlamentare ka ndodhur një incident i cili ka kaluar pa u vënë re. Një prej deputetëve i cili ka shkaktuar tensione si dhe ka hedhur tymuese në sallën e Kuvendit ka qenë Ervin Salianji.
Ai është filmuar në një situatë aspak të këndshme, teksa ka tentuar të rrëmbejë karrigen për ta hedhur atë drejt punonjësve të gardës, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë, për të mos lejuar konfrotimin fizik midis deputetëve të PD –së, Kryeministrit dhe kreut të Kuvendit.
Ai është ndalur nga kolegët Florion Mima dhe Agron Shehaj në momentin kur ka tentuar të ngrejë karrigen për ta hedhur drejt punonjësve të gardës apo dhe drejt Kryeministrit./marrë nga CityNews/