Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i është bashkuar ditën e sotme qytetarëve në “Krraba n’fest”, ku nuk mungoi muzika, argëtimi, dhe promovimi i traditës.
Por ajo që ra më shumë në sy, ishte një surprizë që Ansambli Polifonik “Bashkimi” me këngëtar dhe valltarë nga trevat e jugut kishin përgatitur për kryebashkiakun e Tiranës.
Përmes një kënge dedikuar Erion Veliajt, dhe kandidimit të tij për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, ata i shprehin mbështetjen e tyre dhe i urojnë fitoren në zgjedhjet e 30 qershorit.