Moti i keq ka përfshirë Gjermaninë. Të paktën 7 të vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci i shkaktuar nga stuhia “Xavier” e cila goditi me forcë Veriun dhe Lindjen e Gjermanisë.
Era e fuqishme shkaktoi dëme të mëdha ndërkohë shumë persona u lënduan nga pemët apo objektet e ndryshme.
‘Tgcom’ ka publikuar sot një video ku shihet se si era e fortë merr me vete tarracën e një pallati./a.m.