Guardia di Finanza arrestoi në brigjet italiane një trafikant shqiptar i cili tentoi të trafikonte 1 ton kanabis në Itali. 34-vjeçari shqiptar Mario Nazëraj është kapur pas ndjekjes nga GdF dhe Frontex në brigjet e Santa Maria di Leuca, ku ky i fundit është hedhur në det pranë brigjeve, por nuk ka arritur ti shpëtojë policisë, ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person.
Nazëraj drejtonte skafin 7 metra të gjatë dhe gjatë ndjekjes nga GdF ka hedhur sasinë e kanabisit, që sipas autoriteteve italiane shkon rreth 1 ton. Autoritetet italiane deklaruan skafisti shqiptar ka vënë re helikopterin e GdF dhe ka hedhur sasinë e kanabisit nga gomonia duke manovruar për t’i shpëtuar policisë, ku dhe rrezikoi edhe skafet e GdF.
Sipas autoriteteve italiane gomonia ishte nisur nga shqipëria dhe droga me vlrë rreth 1 milion euro do të trafikohej në Itali. Policia e Shtetit në një deklaratë pas publikimit të lajmit nga mediat italiane bën me dije se në operacion ka marrë pjesë edhe Policia Kufitare Shqiptare.