Personi që shihni në foto është Kristjan Breshanaj, i cili mbeti i vrarë pasi persona end të paidentifikuar i zunë pritën afër banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 1 të natës në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.
Pamjet që shihni vijnë nga Vlora, atje ku u gjet një automjet i braktisur dhe i djegur, brenda të cilit kishte dhe një kallashnikov, të cilën mendohet se kanë përdorur autorët e vrasjes së 25-vjeçarit Kristjan Breshanaj.
Ky i fundit u gjet i vrarë në rrugë, në rrethana ende të paqarta në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”. Pak pas krimit, autorët i kanë vënë zjarrin makinës, me armën e krimit brenda, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes.
Nga mjeti nuk ka mbetur asgjë, pasi flakët kanë përpirë gjithçka. Aktualisht policia ka rrethuar zonën në fjalë, ndërsa po heton rreth identifikimit dhe kapjes së autorëve.