• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Ekzekutohet masa e re e sigurisë për Vangjush Dakon, pamje nga momenti ku transferohet drejt shtëpisë

by Java News
27/02/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre lë ambientet e burgut për t’u zhvendosur në shtëpinë e tij, pas vendimit të gjykatës për zbutje të masës së sigurisë ndaj tij.

Sikurse duket në pamje, Dako është larguar nga ambientet e burgut me automjetin e policisë, teksa është përshëndetur nga disa të rinj.

Gjyqtarja Fjorela Davidhi vendosi sot që Dako të kalojë në arrest shtëpie, për shkak se kanë përfunduar afatet, ndërkohë që është urdhëruar plotësim hetimesh.

Në fillim të shkurtit, Gjykata Paraprake i konsideroi të paplota hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit dhe të akuzuarve të tjerë dhe urdhëroi që të kryhet ekspertizë për projektin “Promenadë”. Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha, avokatët paralajmëruan mbarimin e afateve për Dakon, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Kur SPAK ka ngritur akuzën se nga projekti “Promenadë”, shtetit iu shkaktua një dëm ekonomik prej 18 milionë lekë dhe kur si kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe të dyshuarit e tjerë pretendojnë të kundërtën, gjykata i la detyrë prokurorisë që të vërtetojë ekzistencën e këtij dëmi. Dhe natyra e këtij dëmi nëse ka patur, tha gjykata, kërkon njohuri të posaçme akt ekspertize që të kenë vlerën e provës.

Një ekspert inxhinierik dhe një ekonomik, duhet të përpilojë akt ekspertizën para gjykatës. Mes detyrave të lëna SPAK-ut, gjykata kërkoi ripyetjen e ish-drejtoreshës ekonomike dhe të një prej të akuzuarve. Por edhe të dy audituesve që konstatuan shkeljet në 2015.

Gjykata kërkon formulën se si u arrit në përfundimin se buxheti i shtetit u dëmtua gjatë prokurimit dhe nëse observacionet e audituesve nuk u konsideruan, cilat ishin arsyet. Vangjush Dako gjendet nën akuzë për shpërdorim për projektin e “Promendate” dhe për ndërtimin e një pallati, dhe së bashku me presin në gjykim paraprak edhe 10 të tjerë./m.j

Next Post
Arrestimi i Denis Bajrit në Dubai/ Hoxha jep detaje: Njeriu besnik i Behar Bajrit do të lirohet për 40 ditë

Arrestimi i Denis Bajrit në Dubai/ Hoxha jep detaje: Njeriu besnik i Behar Bajrit do të lirohet për 40 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In