Një video shokuese i ka tmerruar të gjithë ata që e kanë parë.
pamjet tregojnë momentin kur një fëmijë teksa po luante në oborr, sulmohet nga dy qen të frikshëm.
Nëna e tij arrin në kohë për ta kapur djalin në dorë, por qentë e ndjekin nga pas.
Duke tentuar ta hapë derën ajo u bë edhe mburojë për djalin e vogël, i cili po sulmohej vazhdimisht nga kafshët.
Fatmirësisht ata ishin shpëtuar nga fqinjët e tyre, të cilët më pas kishin telefonuar policinë dhe qendrën për mirëmbajtjen e kafshëve.
Gruaja ka shpëtuar pa lëndime, kurse 2-vjeçari i është nënshtruar një operacioni plastik në fytyrë si dhe ka pasur qepje të shumta nëpër trup.
Më poshtë keni pamjet.