Video e një shqiptari në Kumanovë po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale nga shqiptarët dhe maqedonasit.
Shtetasi i paidentifikur me emër nga mediet duket mjaf ti acaruar me situatën e krijuar ndërkohë që gjatë videos vërehet një njeri që i bashkohet shqiptarit, duke thënë: “unë jam maqedonas dhe ky njeri ka folur shumë drejtë. Bravo.
“Duhet të pyesni Qeverinë se çfarë ka ndodhur. Nuk kam asnjë qëllim të keq, kemi një bashkëjetesë të mirë me maqedonasit. Thërrisni Gruevskin e Jankulovskan, çfarë është fjala terrorist? Ata duhet të përballen me drejtësinë. Njerëzit këtu janë të uritur, nuk kemi bukë për të ngrënë. Jam paqësor dhe nuk dua të dëgjoj të shtëna” – tha ndër të tjera ky qytetar.
Qytetari i mllefosur në Kumanovë by GazetaExpressTV









