• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO e shkëmbimit të zjarrit mes agresorit dhe RENEA-s në Elbasan/ 71-vjeçari u ekzekutua nga një snajper kur doli në dritate

by Java News
25/09/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një video ekskluzive është transmetuar gjatë emisionit “Repolitix” ku dallohet qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit mes 71-vjeçarit dhe efektivëve RENEA-s në Elbasan. Në video dallohet agresiviteti i 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili nuk nguron të qëllojë me breshëri automatiku ndaj efektivëve duke rrezikuar jetën e policisë dhe kalimtarëve në rrugë. Në pamje dallohet edhe snajperi i pozicionuar mbi pallatin përballë banesës së 71-vjeçarit dhe një në rrugë.

Kjo është videoja më e afërt gjatë aksionit të policisë, e cila bëri 5 orë negociata që i moshuari të dorëzohej, por që në fund për vetëmbrojte ekzekutoi me snajper 71-vjeçarin.

Dëgjimi i të shtënave pafund me breshëri automatiku nga ana e 71-vjeçarit në drejtim të policisë dhe po ashtu edhe të shtënat e RENEA-s ndaj të moshuarit tregojnë se ato 5 orë kanë qenë një luftë  e vërtetë që fatmirësisht nuk u pasua me viktima të tjera, por vetëm me dy të plagosur kalimtarë që janë jashtë rreziku për jetën.

Snajperisti i RENEA-S

71-vjeçari ka ngritur në këmbë jo vetëm banorët e lagjes “11 nëntori” në Elbasan por edhe policinë dhe forcat RENEA, ku i moshuari pas sherrit dhe dhunimit të ish bashkëshortes së tij, nuk pranoi të merrej nga policia por ‘u ngujua’ në banesën e tij dhe hapi zjarr ndaj tyre për plot 5 orë.

Banesat e tij ishte kthyer në një bazë ushtarake dhe “minë me sahat” pasi në të u gjet mbi 1 kg tritol e  lidhur me bombola gazi dhe një sistem elektrik që mund të shpërthen në çdo moment duke e vështirësuar ndërhyrjen e efektivëve të policisë. Për këtë arsye policia ka bërë ekzekutimin e tij me snajper, i cili ishte pozicionuar në pallatin përballë banesës së agresorit.

Snajperisti i RENEA-s

Në negociata për dorëzimin e tij ishte edhe e bija 14-vjeçare, e cila i kërkonte të telefon të dorëzohej, por agresori i ishte edhe më kërcënues duke i thëne se “policia të largohej ose do i hidhte në erë.”

Lefter Zhidru njihej si person problematik nga banorët e lagjes teksa vlen të theksohet se ai ishte proceduar penalisht gjatë kohës së karantinës pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Fatmirësisht ish- gruaja e 71-vjeçarit Floresha Zhidru dhe e bija e tij 14-vjeç A. Zhidru janë nxjerrë nga banesa të palënduara, ndërsa gjatë aksionit policia evakuoi të gjithë banorët e pallatit dhe banorët përreth zonës./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Përfundon dita e dytë në Hagë e Thaçit, do të merret sërish në pyetje nesër

Akuzat për 87 vrasje nga UÇK/ Thaçi: S'besoj se ka ndodhur, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka ekzekutuar 12 mijë shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In