Në ditët e sotme gjithkush e ka të lehtë për t’u bërë i njohur pasi rrj etet sociale ta mundësojnë. Një imazh juaji mund të qarkullojë me shpejtësi dhe mund të ruhet lehtë online.
Por, teknologjia nuk ishte kaq e zhvilluar në vitet ’90. Nëse politikanët e sotëm i kemi të fiksuar në video në momente nga më të ndryshmet, pak e vështirë për fillimin e demokracisë.
Në internet ka dalë një video mjaft e rrallë e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ai shfaqet në një lokal tepër të thjeshtë ku ndodhej së bashku me mikun e tij Kastriot Islami dhe me bashkëshorten.
Ajo që bie në sy është thjeshtësia e tyre dhe pamja kmomplet ndryshe. Shikojini se sa të thejshtë ihsin këta politikanë. Videoja është fiksuar në kohën kur n ë pushtet ishin demokratët, para se Fatos Nano të burgosej./a.m.