Një incident i rënë u regjistruar në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve.
Në minutën e 75-të, mbrojtësi serb Jovanovicç, që aktivizohet në radhët e Bordosë, ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj “yllit” të Austrisë Hanes Uolf, duke i thyer këmbën këtij të fundit.
Mesfushori 20-vjeçar, i cili është pjesë e skuadrës së Salzburgut, mësohet se kishte arritur akordin me Lajpcigun, dhe në 1 korrik do të transferohej te klubi gjerman, por pas kësaj situate, ai duhet të presë një kohë të gjatë për të bërë debutimin në Gjermani.
That is a horrific leg break. Reminds me of when Henrik Larsson broke his when playing for Celtic.
Hopefully that young lad will also come back stronger, looked a great player too. #SRBAUT pic.twitter.com/BfO1sU28SD
— (@johnboybeattie) June 17, 2019
g.kosovari