• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO E RE) Sekseri: Po s’ma dhe “plaçkën” rritet çmimi i provimeve

by Java News
07/09/2016 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet skandali me provimet në UBT. Sekseri Bujar Nasufi rrit çmimin e provimeve, në rast se vajza në fjalë nuk i jep favore seksuale. Sërish me zë dhe figurë, u dokumentua edhe pagesa për 3 lëndë të tjera “Taksim”, “Komunikim biznesi” dhe “Menaxhim karriere”.

Për këto provime, pagesa ishte 41.000 lekë, për shkak se sekseri rriti çmimin, pasi bashkëpunëtorja e Fiksit refuzoi të ishte e dashura e tij. Nga 12 mijë lekë një provim, çmimi e rriti në 17 mijë lekë për një provim. Pra një provim u pagua me çmimin e ri që vendosi sekseri. Ai vazhdon ta ngacmojë vajzën, i thotë “të kam shpirt ty, të dua shumë dhe se do shkosh tek muhabeti im”.

Në këtë bisedë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pagesën edhe për 3 provime të tjera. Për këto tre provime, bashkëpunëtorja e Fiks fare paguan 51.000 lekë. Gjatë gjithë kohës sekseri ngacmon vajzën, thotë se provimet që ishin me dy profesorët, Bardhin dhe Maksin i ka marrë me notë kaluese. Ndërkohë, bashkëpunëtorja i thotë edhe emrat e dy lëndëve që nuk ka marrë. Pas disa takimesh dhe pas këmbënguljes së gazetares për të marrë një përgjigje për notat e provimeve sekseri thotë se nuk po çan dot më te pedagogët.

Gazetareve të Fiks fare u kthen lekët për tre provime të mbetura dhe pranon se ka akoma para për të kthyer nga provimet e ngelura. Investigimi 8-mujor i Fiks Fare vijoi për tre net me radhë. Mbrëmjen e së hënës, Fiksi e hapi sezonin e ri me këtë skandal.

Në dy netët e para u transmetua mënyra se si blihen me para nota kaluese për disa provime në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Sekseri ishte dhe personi që bënte fillimisht marrëveshjen. Për sekserin mjaftonin 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa për pedagogët 100 mijë. Të martën ju kushtua vëmendje edhe mënyrës sesi sekseri kërkonte favore seksuale në këmbim të notave kaluese dhe vendit të punës në fakultet.

Investigimi u mbyll me këto rezultate: U krye pagesa 10 provime dhe morëm 5 provime. U mor notë kaluese për lëndët “Prodhim bimor”, “Drejtim fermash”, “Komunikim biznesi”, “Marketing agar” dhe “Taksim”. Për Universitetin Bujqësor, “gabimi” i vetëm është se futi studentin në 25 provime njëherësh, pa një vendim të rektoratit pasi studenti kishte ndërprerë studimet në vitin 2009.

Megjithatë, po ky universitet, ka shkarkuar nga puna në muajin korrik të këtij viti dy sekserët, me “akuzën” për përfshirje në afera korruptive. Në asnjë moment rektori nuk e pranon se sekserët u shkarkuan për shkak të investigimit të emisionit Fiks Fare. Por tregon se kishte indicia të tjera se ata merrnin para për provime.

ma.me

 

Next Post
Mjekët japin alarmin, ja si po u deformon trupin telefoni

Mjekët japin alarmin, ja si po u deformon trupin telefoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In