• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ E pësojmë me një gol të bukur në fund, Shqipëria mundet nga Spanja 2-1 në Barcelonë

by Java News
26/03/2022 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria luan kundër Spanjës në një sfidë miqësore në “shtëpinë” e Keidi Bares, stadiumin e Real Sociedadit. Një provë e vështirë për të Kombëtaren tonë, por një mundësi e mirë për tu rritur kundër një prej përfaqësuesve më të forta në botë.

Edhe pse është një miqësore trajneri Edi Reja kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë ndeshje, ku ka zgjidhur dilemat për sa i përket sulmit. Formacioni është ai i zakonshmi 3-4-1-2 me Brojën dhe Cikalleshin që do të formojnë dyshen e sulmit.

Përsa i përket shiritit të kapitenit, do ta mbajë portieri Etrit Berisha edhe pse në konferencën e fundit përkrahë trajnerit doli mbrojtësi Elseid Hysaj.

Spanjë-Shqipëri  2-1

75′ Ferran Torres, 90′ Olmo / 85′ Uzuni

MINUTE PAS MINUTE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Spanjës.

90’ GOOOL Spanja. Dani Olmo nga e majta dërgon një goditje të shkëlqyer me harkim perfekt që ndalet në trekëndëshin e portës së Berishës.

LIVE Spanjë-Shqipëri  2-1

75′ Ferran Torres, 90′ Olmo / 85′ Uzuni

MINUTE PAS MINUTE

90’ GOOOL Spanja. Dani Olmo nga e majta dërgon një goditje të shkëlqyer me harkim perfekt që ndalet në trekëndëshin e portës së Berishës.

85’ GOOOL Shqipëria. Top i gjatë i Kumbullës për Uzunin i cili përfiton nga një përplasje e topit për të çuar sferën në rrjetë. 1-1.

84’ Zëvendësim i dyfishtë te kuqezinjtë, Roshi dhe Manaj hyjnë në fushë në vend të Balliut dhe Brojës.

78’ Vjen momenti i Kristjan Asllanit, mesfushori hyn në fushën e lojës në vend të Laçit.

78’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, kuqezinjtë pretendojnë për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

77’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë. Uzuni pason për Brojën, por sfera përfundon të Laçi i cili mundohet ta kthejë në qendër, me sferën që largohet në këndore nga mbrojtja spanjolle.

75’ GOOOL Spanja. Pasim në qendër për Torres i cili gjen devijimin e Gjimshitit për të dërguar sferën në rrjetë.

71’ Në fushë Azpilikueta dhe Jeremi, largohen Karvahal dhe Morata.

69’ Olmo mundohet të nisë Alba drejt portës së Berishës, por gardiani del dhe kontrollon i qetë.

64’ Zëvendësim i trefishtë te Spanja me Soler, Zhordi Alba dhe Olmo që futen në fushë në vend të Sarabia, Markos Alonsos dhe Gavi.

61’ Zëvendësim i dyfishtë te kuqezinjtë. Largohen nga fusha e lojës Cikalleshi dhe Gjasula, për t’i bërë vend Uzunit dhe Ramadanit.

56’ Kombinim mes Brojës dhe Balliut në krahun e djathtë. Mbrojtësi nis topin në qendër ku Laçi nuk arrin të devijojë. Sfera kthehet më pas te Bare i cili gjuan por dërgon topin shumë lart mbi traversë.

52’ Harkim nga e djathta në shtyllën e dytë për Morata, ky i fundit ul topin për Sarabia i cili tenton roveshatën por fluturon sferën mbi traversë.

50’ Ndeshja ndalet për pak minuta për shkak të një goditje që ka marrë Erik Garsia nga Cikalleshi.

48’ Përsëri gjuajtje e fortë e Rodri, sfera devijohet dhe përfundon jashtë.

46’ Menjëherë rrezikshëm spanjollët me një predhë nga jashtë zone të Rodri, Berisha përgjigjet me një grushtim vendimtar.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Aksion i rrezikshëm i spanjollëve me Sarabia në krahun e majtë, Gjimshiti largon me vështirësi para se futbollisti vendas të sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

45’ Jepet 1 minuta shtesë.

45’ Sarabia tenton portën nga një goditje dënimi , por nuk gjen katërkëndorin.

44’ Karton i verdhë për Gjimshitin pas një faulli ndaj Moratës.

43’ Shpërthim spektakolar i Brojës në krahun e djathtë, kalon dy mbrojtës dhe nis topin për Cikalleshin i cili nuk arrin të devijojë para portës.

38’ Shpërthim i Brojës në krahun e djathtë, ku bën 40 metra me topin në këmbë mes futbollistëve kundërshtarë dhe në fund fiton një goditje këndi.

34’ Pedri provon me një gjuajtje të shpejtë nga e majta e sulmit, Berisha është në pozicion.

32’ Vazhdon e njëjta tablo, me spanjollët që mbajnë topin, por asnjë prej tyre nuk arrin të shfaqet rrezikshëm para Berishës.

30’ Në tribuna dëgjohen gjithnjë e më shumë thirrjet “Shqipëri, Shqipëri”.

28’ Presing i lartë i përfaqësueses shqiptare, që mundohet të mbajë Spanjën sa më larg portës së Berishës, duke ndaluar ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.

22’ Dominim i spanjollëve në këto minuta të para, por kuqezinjtë kanë arritur të kontrollojnë rreziqet e mëdha para Berishës.

20’ Pedri gjuan në kufijtë e zonës, Berisha ia del të kontrollojë sferën e shmangë rrezikun.

12’ Shpërthim i Balliut në krahun e djathtë, ai nis topin në qendër për Cikalleshin i cili rrëzohet pas një kontakti, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

10’ Kombinime të shpejta të spanjollëve që nxjerrin Gavin në zonë, gjuajtja e tij bllokohet nga prapavija e Shqipërisë që largon rrezikun.

5’ Ferran Torres shpërthen në krahun e majtë dhe në diagonale mundohet të kalojë Berishën, por gardiani kuqezi devijon jashtë.

2’ Gavi provon menjëherë të gjejë një korridor mes futbollistëve kuqezi, mbrojtja largon rrezikun para Berishës.

1′ Nis dueli në Barcelonë.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË: Martin; Karvahal, Garsia, P.Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F.Torres, Morata (k), Sarabia

SHQIPËRI: Berisha (k); Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu; Bare; Broja, Cikalleshi

Next Post
E njëjta taktikë si dy dekada më parë/ Rusia po ndjek taktikën e njëjtë si në Çeçeni

E njëjta taktikë si dy dekada më parë/ Rusia po ndjek taktikën e njëjtë si në Çeçeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In