• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video e Kryebashkiakut të Bulqizës dhe mesazhi “i koduar” i SPAK-ut!

by Alfred Peza
24/01/2020 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Prova më e dukshme e degradimit dhe e degjenerimit të sistemit të vjetër të drejtësisë, ishte ecja e tij njëkohësisht mbi dy shina me kahje krejt të kundërta: Mbi kulturën e pandëshkueshmërisë nga njëra anë dhe mbi mosmbajtjen e asnjë sekreti hetimor për çështjet me sensibilitet publik, nga ana tjetër.

Sa më shumë që elita e vjetër politike, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëheshin të paprekshëm, si për të zbatuar edhe në jetën shqiptare ligjin e kompensimit, aq më shumë prokurorë e gjyqtarë nisën të nxirrnin në pazar të gjitha detajet e dosjeve dhe çështjeve që preknin direkt ose indirekt, njerëzit dhe interesat jashtë rrethit të tyre okult.

Gjyqet popullore, publike, mediatike përmes rrjeteve sociale, mediave online dhe atyre lokale, rajonale e kombëtare ushqenin çdo ditë e çdo mbrëmje, çdo javë e çdo muaj të viteve pas miratimit të reformës në drejtësi, një telenovelë që ndiqej gojëhapur nga qytetarët e këtij vendi. Përmes këtij operacioni po bëhej helmimi masiv e i pandërprerë i popullsisë, në përpjestim të drejtë me pritshmëritë e tyre të mëdha, për sistemin dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kishin nisur të krijoheshin në Shqipëri.

Qëllimi i skenarit të kësaj telenovele, ishte hakmarrja jo vetëm e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin pjesë e listës së vizave të hequra nga SHBA, por edhe i gjithë të tjerëve bashkë me to, që nisën të dilnin jashtë sistemit nga vettingu. Të mbështetur fuqimisht nga kupola e punëve të errëta të këtij vendi, që ndjenin se po u ikte nga thonjtë parajsa e 30 viteve amulli, pjesa e kalbur e drejtësisë bëri gjithçka tjetër përgjatë këtyre viteve, përveçse të bënte drejtësi të drejtë.

Sekreti hetimor u asgjesua edhe si nocion. Si normë. Si rregull. Si etikë. Si kod i shkruar e i pashkruar. Si detyrim ligjor, për këdo që ka marë përsipër të jetë pjesë e pushtetit të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë publike. Në këto kushte dukej sikur rolin e oficerit të policisë gjyqësore po e bënte reporteri i medias. Rolin e prokurorit opinionisti, deputeti apo ish deputeti. Ndërsa rolin e gjykatave, selitë e partive të opozitës.

Nuk besoj se e keni harruar që nga foltoret e tyre nisën të grumbulloheshin edhe provat, të bëheshin edhe “hetimet”, të jepeshin edhe pretencat, edhe vendimet, edhe masat e dënimit. U shkua deri atje sa edhe kur një çështje nuk ekzistonte, ajo shpikej. Rolet e protagonistëve të saj, filluan që ti luanin aktorë “amatorë” e “profesionistë”. Derisa në përfundim të gjykimeve publike, vinte dita e madhe e “pushkatimi” të kundërshtarit politik.

Sistemi i vjetër ndërsa ishte duke dhënë shpirt, drejtësi nuk dha dot, por bëri gjithçka për të prodhuar politikë. Si për të na kujtuar gjithmonë të gjithëve se kush e komandonte në të vërtetë atë dhe se sa të drejtë kishte mazhoranca socialiste, SHBA dhe BE që u angazhuan për ta çmontuar e për të ngritur mbi rrënojat e saj, sistemin e ri të drejtësisë.

Mjafton të kesh ndjekur reagimit të SPAK për çështjen e videos për të cilën media e opozita pretendojnë se është filmuar Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike, për të kuptuar sadopak ndryshimin që ka nisur. Sapo çështja u bë publike, institucioni i drejtësisë së re u vu menjëherë në lëvizje. Mori dëshmitë e palëve, provat e tyre dhe nisi procedurat për ti shkuar hetimit deri në fund. Mënyrë e reagimit të prokurorëve për këtë çështje, ruajtja e kofidencialitetit nga protagonistët dhe e sekretit hetimor nga institucioni, bëjnë një kontrast të thellë me dosjet e shqyrtuara deri dje nga institucionet e vjetra të drejtësisë.

E ndërkohë që Prokuroria e Posaçme duket se e ka nisur punën me këmbën e mbarë, duke pritur edhe denoncimet e para nga qytetarët dhe aktorët e tjerë të jetës shoqërore shqiptare, ka trokitur momenti që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në internet, edhe pyet edhe përgjigjet po vetë:

A “e dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”.

Edhe ky mesazh i SHBA për BKH dhe mesazhi që SPAK ka dhënë këto ditë, është i njëjtë: Bashkë me 2019, iku edhe koha e drejtësisë së vjetër. E bashkë me të, edhe ata që e ideuan dhe e mbajtën deri tani në këmbë. Bashkë me 2020 ka nisur jo vetëm një dekadë, por edhe një epokë e re për drejtësinë në Shqipëri!

Next Post
Tmerr në Turqi, tërmeti i fuqishëm shemb pallatet, raportohet për 4 viktima (Video)

Tmerr në Turqi, tërmeti i fuqishëm shemb pallatet, raportohet për 4 viktima (Video)

Comments 1

  1. Krist says:
    6 years ago

    Sa i mencur ky djale,kot nuk i ka bo nje milion dollare,ky djale,prej kursimeve ,qe nuk i kursente dot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In