Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të hapet për qarkullimin në datën 30 qershor.
Lajmi është konfirmuar nga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Më hapjen e tij pritet të lehtësohet përfundimisht i gjithë trafiku që krijohet në autostradën e veriut, apo problematikat në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Gjurma e rrugës është rreth 21 km dhe shpejtësia në këtë autostradë do të jetë 140 kilometra në orë.
Qarkullimi në këtë autostradë do të jetë me pagesë.
Ndërkohë po ndërtohen edhe rrugët paralele, të kategorisë të superstradave që do të jenë pa pagesë.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmet e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun.
/a.r